Vazhdon fluksi në pikat kufitare, deri në 2 orë pritje për të dal nga Kosova - Gazeta Express
string(75) "vazhdon-fluksi-ne-pikat-kufitare-deri-ne-2-ore-pritje-per-te-dal-nga-kosova"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 14:03

Vazhdon fluksi në pikat kufitare, deri në 2 orë pritje për të dal nga Kosova

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 14:03

Po vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, kryesisht në dalje nga Kosova.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në përditësimin e fundit të të dhënave ka bërë të ditur se në Merdarë mërgimtarët po presin deri në 2 orë për të dal nga vendi, ndërsa për të hyrë nga Jarinja deri në 30 minuta e nga Muçibaba deri në 20 minuta.

Kurse te Dheu i Bardhë, qytetarëve po u bie të presin deri në 90 minuta për të dal nga Kosova, e për të hyrë 5 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata, sipas të dhënave të QKMK-së të përditësuara në orën 13:07.