Vazhdon edhe sot gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së - Gazeta Express
string(48) "vazhdon-edhe-sot-gjykimi-i-ish-krereve-te-uck-se"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2025 8:26

Vazhdon edhe sot gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së

Lajme

Gazeta Express

13/02/2025 8:26

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në tri ditët që lëmë pas, dëshminë dha dëshmitari i 121 i Prokurorisë, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Nga ky i fundit, Gjykata Speciale kërkoi informacione rreth rastit Drenica 2, për çka edhe pati kundërshtime nga avokati i Kadri Veselit.

Dhomat e Specializuara kanë paralajmëruar konferencë për media, gjithashtu.

Konferenca është njoftuar të fillojë në ora 14:30.

Advertisement
Advertisement
Advertisement