Vazhdon debati për amendamentet për ribalancin e Buxhetit - Gazeta Express
string(57) "vazhdon-debati-per-amendamentet-per-ribalancin-e-buxhetit"

Vazhdon debati për amendamentet për ribalancin e Buxhetit

Ballina

Gazeta Express

24/06/2022 9:22

Komisioni kuvendor për Financa dhe Buxhet sot do ta vazhdojë debatin për amendamentet duke shqyrtuar amendamentin e 54-të të ribalancit të Buxhetit.

Dje, në ditën e shtatë të debatit për ndryshimin e propozim-ribalancit të Buxhetit për vitin 2022 të Komisionit për Financa dhe Buxhet, janë shqyrtuar 20 amendamente, ndërsa asnjë nuk është miratuar.

Lexo Edhe:

Në ribalancin e Buxhetit janë dorëzuar gjithsej 204 amendamente. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar më së shumti amendamente, mbi 170, 28 janë nga Aleanca e Shqiptarëve dhe dy nga shumica parlamentare.

Sipas Rregullores së punës, debati duhet të zgjasë 10 ditë.

Me ribalancin e Buxhetit, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 245,8 miliardë denarë dhe janë rreth 6,9 miliardë denarë ose 2,9 për qind më të larta se parashikimet fillestare të buxhetit. Shuma e gjithsej shpenzimeve është 288,5 miliardë denarë ose rreth 161,1 miliardë denarë (5,9 për qind) më shumë se parashikimet fillestare me planin për vitin 2022.

Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivelin prej 32,2 miliardë denarë dhe janë rreth gjashtë miliardë denarë më të ulëta se plani për vitin 2022, por qeveria paralajmëron se do të vazhdojnë projektet për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, gazsjellësit. Rritja ekonomike është planifikuar të jetë 3,2 për qind, inflacioni të arrijë 7,2 për qind, ndërsa deficiti të jetë 42,7 miliardë denarë.