Vazhdon debati i Kuvendit për Propozim-buxhetin për vitin 2021 - Gazeta Express
string(62) "vazhdon-debati-i-kuvendit-per-propozim-buxhetin-per-vitin-2021"

Ballina

Gazeta Express

30/11/2020 12:31

Vazhdon debati i Kuvendit për Propozim-buxhetin për vitin 2021

Ballina

Gazeta Express

30/11/2020 12:31

Në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet vazhdon debati për Propozim-buxhetin për vitin 2021. Seanca u paralajmërua për ora 11.

Debati i Kuvendit për propozim buxhetin për vitin e ardhshëm filloi javën e kaluar. Ministri i Financave, Fatmir Besimi para deputetëve elaboroi se Propozim-buxheti ka tre qëllime themelore – përforcimin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore, përkrahje për stabilizimin ekonomik, si dhe financimin e papenguar të funksioneve themelore të shtetit dhe përkrahje për reformat në jurisprudencë dhe integrimet euratlantike.

Lexo Edhe:

“Shëndeti” është fjala kyçe për Propozim-buxhetin për vitin 2021, tha Besimi, duke shtuar se më me rëndësi dhe më prioritar është shëndeti i qytetarëve, ekonomia e shëndoshë dhe financat e shëndosha.

Për opozitën, buxheti i propozuar është joreal dhe tejet partiak dhe me të nuk do të përkrahen sektori real dhe qytetarët, ndërsa për deputetët e mazhorancës, buxheti është kontinuitet i politikave të përgjegjshme dhe amvise të Qeverisë.

Në pajtim me Rregulloren për punë të Kuvendit, debati për Propozim buxhetin zgjat 10 ditë. Në Propozim-buxhetin e Qeerisë janë parashtruar rreth 500 amandamente, prej të cilave pjesa më e madhe nga VMRO-DPMNE-ja.