Ballina

Gazeta Express

05/12/2019 16:26

Vazhdon aksioni policor në kompanitë e Orce Kamçevit

Ballina

Gazeta Express

05/12/2019 16:26

Ende vijon aksioni policor në tre kompani lidhur me biznesmenin Orce Kamçev edhe atë dy në shtetin tonë dhe një në Spanjë, me urdhër paraprak nga ana e prokurorit kompetent, konfirmoi policia. Sipas informacioneve të para, aksioni policor në kompanitë është i lidhur me borxhin prej 400.000 erove të VMRO-DPMNE-së për financimin e fushatës për zgjedhjet e fundit presidenciale. Prokurori publik shtetëror, Lubomir Joveski sot deklaroi se me siguri ky është aksion i MPB-së dhe se në këtë moment informacione më të detajuara rreth kësaj nuk ka.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka konfirmuar se MPB me urdhër të gjykatës dhe prokurorit publik, është futur në disa kompani për të bërë kontroll. Ai tha se bëhet fjalë për tre kompani.

Oliver Spasovski

“Me urdhër të prokurorit publik, sot MPB është futur në disa kompani me qëllim që të bëj kontroll, të fakteve, provave që janë dhënë në urdhrin. Kjo është punë e policisë e cila futet në të gjitha kompanitë dhe do të zbatojmë procedura për gjithkund ku kemi dyshime për krime. Unë vetëm e konfirmoj se bëhet fjalë për zbardhjen e cështjeve në tre kompani”.

Nga MPB nuk ka informacione, me emra se në cilat kompani kanë hyrë ata. Biznesmeni Orce Kamçev është I dyshuar në rastin e ish prokurorisë speciale, “Perandoria”, ndërkaq  shfaqet në cilësinë e viktimës në rastin “zhvatja”.