Deputetja boshnjake, kryetarja e partisë Nova Demokratska Stranka, Emilija Rexhepi ka shkuar në Presidencë për takimin me presidenten Vjosa Osmani.
Paraprakisht, atje ishte deputetja tjetër boshnjake, kryetarja e partisë Socijaldemokratska Unija, Duda Balje.
Presidentja të mërkurën i ka takuar krerët e partive më të mëdha politike në vend për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe sot po vazhdon me takime edhe me kryetarët e partive të tjera më të vogla.
Vjosa Osmani ka kërkuar që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit”, sipas një komunikate.