Vazhdojnë protestat: Punuan jashtë mbi 183 ditë, por DAP nuk ua njeh statusin e jorezidentit - Gazeta Express
string(90) "vazhdojne-protestat-punuan-jashte-mbi-183-dite-por-dap-nuk-ua-njeh-statusin-e-jorezidentit"

Maqedoni

Gazeta Express

09/02/2026 15:42

Vazhdojnë protestat: Punuan jashtë mbi 183 ditë, por DAP nuk ua njeh statusin e jorezidentit

Maqedoni

Gazeta Express

09/02/2026 15:42

Revolta e qytetarëve që kanë punuar në Irak dhe Afganistan ka vazhduar edhe sot me protestë në Tetovë. Ata kundërshtojnë tatimet që Drejtoria e të Ardhurave Publike u kërkon t’i paguajnë për periudhën sa kanë punuar jashtë vendit, duke theksuar se këto kërkesa janë të jashtëligjshme, shkruan Portalb.mk.

Qytetarët të cilët kanë punuar jashtë thonë se shumë prej tyre kanë qëndruar jashtë vendit mbi 183 ditë dhe sipas ligjit për tatimin personal duhet të trajtohen si jorezidentë tatimorë, por ky status nuk na njihet nga DAP.

Ata thonë se DAP u kërkon dëshmi të cilat ata tani nuk mund t’i sigurojnë nga vendet ku kanë punuar.

Besir Abdullai nga qytetarët që protestuan tha se padrejtësia vazhdon dhe institucionet ende nuk reagojnë.

“Ne si këshill organizativ qytetar kemi ndërmarrë hap konkret institucional, kemi dërguar letër zyrtare te të gjitha partitë politike, jo për të kërkuar ndihmë politike, jo për përkrahje partiake por për të kërkuar zgjidhje institucionale dhe ligjore dhe për të ftuar ata për të bërë punën që u takon. Kërkesat tona janë të qarta dhe publike”, tha Abdullai.

Ai tha se kërkojnë hapjen e debatit publik dhe parlamentar sepse një çështje që prek mijëra qytetarë nuk mund të zgjidhet me vendime administrative të mbyllura.

“Kërkojmë takim urgjent me drejtoreshën e DAP-it për praktikën e vendimeve me efekt retroaktiv, për interpretimin e rezidencës tatimore dhe rregullit të 183 ditëve… Nuk jemi të gatshëm të paguajmë gabimet institucionale”, tha Abdullai.

Qytetarët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta derisa të dëgjohet zëri i tyre.

Nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske të Portalb.mk për këtë çështje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement