Vazhdojnë lajmet e rreme në rrjetet sociale - Gazeta Express
string(43) "vazhdojne-lajmet-e-rreme-ne-rrjetet-sociale"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 21:46

Vazhdojnë lajmet e rreme në rrjetet sociale

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 21:46

Gazetar: Çlirimtar Morina

Lajmet e rreme janë shpeshtuar në ditët e fundit, kërkohet nga përdoruesit të i verifikojnë lajmet.

Lexo Edhe:

Kjo fotografi e postuar në një portal u shpërnda me të madhe në rrjete sociale.

Permes saj u pretendua se po mbulohet kalldërmi me asfalt në një rrugë të vjetër të kryeqytetit.

Kjo fotografi u publikua edhe nga njëri prej asambleistëve të LVV-së në kryeqytet por më pas ai e fshiu postimin duke kërkuar falje.

Nuk kaloi shumë kohë dhe një fotografi tjetër e bërë nga banorët, e përgënjeshtroi këtë lajm.

I gjithë ky lajm në fakt ishte keqkuptuar nga portali cili e publikoi këtë fotografi, pasi që ankesat e banorëve ishin që nivelizimi i rrugës nuk ishte bërë në mënyrë të duhur.

Mirëpo ky lajm por edhe të tjerët që janë publikuar këto ditë e që si qëllim kanë pasur dezinformimin sipas një ligjëruesi për këtë fenomen e kanë një qëllim.

E një lajm i përcjellë me fotografi iu bë edhe kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca.

U tha se ai po qëndronte me më shumë njerëz se sa lejohet me masat e qeverisë.

Në lidhje më këtë ka reagur vetë Konufca duke i quajtur këto lajme dëmtim të demokracisë në vend.

Në shumë raste është kërkuar që të dënohen ata që plasojnë lajme të rreme, megjithatë kjo gjë po shihet si një sfidë në të gjithë botën e jo vetëm në Kosovë.

Si qëllim i luftimit të këtij fënomeni është kërkuar që nëpër shkolla të futet edhe lënda e edukimit medial.