Vazhdojnë kërkimet në lumin Osum për gjetjen e Ilir Kurtit, të angazhuar 70 pjesëtarë të ushtrisë - Gazeta Express
string(96) "vazhdojne-kerkimet-ne-lumin-osum-per-gjetjen-e-ilir-kurtit-te-angazhuar-70-pjesetare-te-ushtrise"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 11:13

Vazhdojnë kërkimet në lumin Osum për gjetjen e Ilir Kurtit, të angazhuar 70 pjesëtarë të ushtrisë

Lajme

Gazeta Express

24/02/2026 11:13

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi se ende janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e shtetasit të humbur Ilir Kurti në ujërat e lumit Osum.

Kjo ministri tha se janë angazhuar 70 efektivë dhe se Forcat e Armatosura janë në koordinim me Policinë e Shtetit.

“Kërkimet nuk ndalen në lumin Osum. Me përkushtim maksimal, 20 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 50 efektivë nga Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile dhe Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e shtetasit të humbur Ilir Kurti në ujërat e lumit Osum, pranë kanioneve në Skrapar në një angazhim të pandërprerë dhe të koordinuar me Policinë e Shtetit dhe MZSH. Me ndihmën e pajisjeve të specializuara, kërkimet po kryhen në të dy brigjet e lumit, nga kanionet deri në urën e Çorovodës”.

Ministria e Mbrojtjes tha se Forcat e Armatosura po kryejnë detyrën me “përgjegjësi të plotë, gjithmonë pranë komunitetit”.

“Shpresojmë në një përfundim sa më të shpejtë të operacionit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement