Vazhdojnë gërmimet në Kozhle për gjetjen e të zhdukurve, IML: Deri sot janë lokalizuar pesë varreza masive në Serbi - Gazeta Express
string(113) "vazhdojne-germimet-ne-kozhle-per-gjetjen-e-te-zhdukurve-iml-deri-sot-jane-lokalizuar-pese-varreza-masive-ne-serbi"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 17:40

Vazhdojnë gërmimet në Kozhle për gjetjen e të zhdukurve, IML: Deri sot janë lokalizuar pesë varreza masive në Serbi

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 17:40

Instituti për Mjekësinë Ligjore, ka njoftuar se është java e tretë që ekipet e ekspertëve mjeko ligjorë të këtij instituti po marrin pjesë në gërmimet që po zhvillohen në lokacionin Kozhle në rrethinën e Novi Pazarit. Nga IML është thënë se sipas informatave të dëshmitarëve, dyshohet se në këtë lokacion ka mbetje kockore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Tutje, në postimin e IML’së thuhet se deri më sot në territorin e Serbisë janë lokalizuar pesë varreza masive prej ku janë zhvarrosur mbetjet mortore të 950 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, shkruan Gazeta Express.

‘‘Puna dhe kërkimi në këtë drejtim vazhdon edhe sot dhe nuk do të ndalet derisa të dihet fati dhe vendndodhja e secilit person të zhdukur me forcë gjatë luftës’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Postimi:

Është java e tretë që ekipet e ekspertëve mjeko ligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore po marrin pjesë në gërmimet që po zhvillohen në lokacionin Kozhle në rrethinën e Novi Pazarit.

Sipas informatave të dëshmitarëve, dyshohet se në këtë lokacion ka mbetje kockore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Deri më sot, në territorin e Serbisë janë lokalizuar pesë varreza masive prej ku janë zhvarrosur mbetjet mortore të 950 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Puna dhe kërkimi në këtë drejtim vazhdon edhe sot dhe nuk do të ndalet derisa të dihet fati dhe vendndodhja e secilit person të zhdukur me forcë gjatë luftës.

Ekspertët mjeko ligjorë të Institutit në bashkëpunim me ekspertët e EULEX-it, dhe organizatat tjera që e ndihmojnë këtë proces, bazuar në mandatin ligjor mbesin të përkushtuar që të japin kontributin e tyre në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.