Vazhdojnë debatet e nxehta në mes të Efit dhe Luizit - Gazeta Express
string(52) "vazhdojne-debatet-e-nxehta-ne-mes-te-efit-dhe-luizit"

Vazhdojnë debatet e nxehta në mes të Efit dhe Luizit

TV/Film

Gazeta Express

17/04/2023 21:27

Në një debat që ka patur dyshja në ballkon, Luizi e ka përgëzuar efin për lojën që është duke luajtur.

Sipas tij Efi po përdor “kartën” e viktimës por në një tjetër formë nga çfarë e kanë përdorur banorët e tjerë.

Lexo Edhe:

Ndërkohë që në debat e sipër, Luizi I ka treguar derën Efit, teksa e ka nxitur që të dalë nga shtëpia.

Luizi: Çohu moj dil siç dalin të gjithë

Efi: Po nuk më intereson ore të dal. Ajo që dua të them unë është që unë nuk përdor çdo lloj forme për t’i nxjerr jashtë banorët.

Luizi: Unë e di ça forme po përdor dhe unë të heq kapelen bravo të qoftë. Njerëzit jashtë të shofin ndryshe, Nita shikon ndryshe…

Efi: Zëri jot ka dëshirë të ndikojë tek ata njerëzit jashtë, për ta menduar ashtu si do ti.  Por nuk po më intereson fare, sepse kjo është mënyra e lojës time.

Luizi: Si lojtare bravo të qoftë. Unë nuk po të bëj presion, as po të them ‘kur të dal jashtë…’.