Kreu i Shefave të Shtabit të Përbashkët, gjenerali Dan Caine, ndau sot detaje mbi veprimet e fundit ushtarake të SHBA-së në Iran, përfshirë armët e përdorura, ndërsa theksoi se SHBA-ja vazhdon të “gjuajë dhe të vrasë” objektet dhe asetet iraniane. Ai gjithashtu theksoi në mënyrë të veçantë sistemet e armëve që janë përdorur për t’u kundërvënë dronëve iranianë dhe për të kontribuar në përpjekjet për ta kontrolluar Ngushticën e Hormuzit, raporton CNN.
Disa nga armët që ushtria amerikane i ka përdorur së fundmi dhe objektivat e tyre, sipas Caine:
A-10 Warthog për t’i sulmuar anijet në Ngushticën e Hormuzit
AH-64 Apache në Irak për të goditur grupet e dyshuara të milicive të lidhura me Iranin, si dhe për të ndihmuar në përpjekjet për rrëzimin e dronëve iranianë
Armë depërtuese prej 5,000 paundësh në depo nëntokësore
Caine gjithashtu bëri të ditur se SHBA-ja tani po “fluturon më larg” drejt lindjes në Iran dhe po “depërton më thellë në hapësirën ajrore iraniane” për t’iu kundërvënë bazave të sulmeve njëkahëshe. Kjo shkatërron “aftësinë e Iranit për të projektuar fuqi jashtë kufijve të tij”, shtoi Caine.