Disa vatrat zjarrit vijojnë të jenë ende aktive në Gramsh dhe po punohet intensivisht për shuarjen e tyre të plotë. Ndërsa në njësinë administrative të Ermenjit, zjarri është vënë nën kontroll.
Gjithashtu kushtet atmosferike sot janë më të favorshme, pasi mungesa e erës ka ndihmuar në përparimin e punës së ekipeve në terren. Po ashtu vatra aktive ka edhe në zonat e Kodovjatit dhe Skënderbegasit, por po punohet për izolimin e plotë.
Ndërkohë banorët kanë filluar të kthehen në banesat e tyre, pasi rrugët janë të hapura dhe nuk përbën rrezik. Paralelisht po punohet për groposjen e bagëtive të djegura për evitimin e çdo epidemie të mundshme.
Nga të dhënat paraprake, rreth 40 shtëpi në fshatrat e Gramshit janë djegur nga zjarri dhe janë bërë të pabanueshme, megjithëse ende nuk ka përfunduar evidentimi i plotë i dëmeve. Sipas verifikimeve në terren një numër prej 50-60 bagëtish janë gjendur të djegura dhe disa dhjetëra kafshë pune që nuk kishin arritur të dilnin nga strehat.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...