Një tjeter vatër zjarri është shfaqur në brendësi të Parkut Natyror të Gërmenjit në afërsi të Shelegurit.
Nga pamjet e siguruara shihet vatra e zjarrit e cila ndodhë në afërsi të bizneseve të zonës ndërsa vatrat e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit në afërsi të piramidave 13-14 në kufirin me Greqinë.
Ajo çka bie në sy është se pavarësisht punës kolosale të kryer nga punonjës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Kolonjë, forcat e shërbimit pyjor, ushtrisë dhe ADZM, herë pas herë janë shfaqur vatra të reja zjarri çka edhe për policinë dyshohet të jenë zjarre të qëllimshme.
Policia e komisariatit Ersekë ka marrë në pyetje dhe shoqëruar disa persona të cilët kanë në përdorim kullotat ndërsa bashkia Kolonjë ka bërë thirrje për të mbrojtur zonat e mbrojtura dhe vendosjen e autorëve të dyshuar para përgjegjësisë ligjore.