Një vatër zjarri është shfaqur në malin e “Allushit” mbi fshatin Shëngjun të Bashkisë Klos.
Flakët janë aktivizuar në të njëjtën zonë ku ishte vatra e ndezur para se të fikej nga reshjet e shiut të rëna me 29 Korrik.
Siç duket nga pamjet, zjarri po merr përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së dendur.
Ende nuk dihet se si janë riaktivizuar flakët në këtë masiv pyjor, ndërsa dyshohet të jetë e qëllimshme.
Kjo është vatra e vetme aktive e zjarrit në të gjithë qarkun Dibër pasi vatrat e tjera u fikën nga reshjet e shiut. Pritet që të ndërhyhet nga Bashkia e Klosit për fikjen e këtij zjarri i cili rrezikon të zbresë drejt banesave të fshatit Shëngjun.