Ferizaj ka arritur të triufmoj në Superkupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.
Ferizajaset në finale mposhtën Istogun me rezultat 36-34, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Gazeta Express.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi baraz 32-32.
Istogu ishte në epërsi gjatë gjithë kohës, mirëpo Ferizaj gjeti forcën dhe u rikthye një minutë para fundit për të dërguar ndeshjen në penallti.
Kjo është hera e parë që vashat nga Ferizaj fitojnë Superkupën.
Kujtojmë se ky edicion u mbajtë në qytetin e Rahovecit për nder të Izet Gjinovcit i cili ndërroi jetë muaj më parë./Gazeta Express