Aktivistja Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka marrë fjalën në protestën “Drejtësi, jo politikë” që po mbahet aktualisht në Prishtinë.
Duke thënë se “ljo liri nuk erdhi vetvetiu”, Krasniqi tha se ish-krerët e UÇK-së duhet të lirohen.
“Faleminderit që i shërbyet atdheut kur më së shumti kishte nevojë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi duhet të lirohen, ata e mbrojtën popullin e vet”.
Qindra njerëz mbushen sheshin e kryeqytetit duke kërkuar drejtësi derisa gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po shkon drejt fundit./Express/