Vasfije Krasniqi në protestë: Jam krenare me UÇK-në - Gazeta Express
string(50) "vasfije-krasniqi-ne-proteste-jam-krenare-me-uck-ne"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 16:52

Vasfije Krasniqi në protestë: Jam krenare me UÇK-në

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 16:52

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ish-deputetja, Vasfije Krasniqi, i është bashkuar protestës kundër Gjykatës Speciale dhe në përkrahje ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Krasniqi tha se në protestë ka dalë për t’i mbrojtur vlerat, teksa protestën e cilësoi si pak të vonshme.

“Sot kam dalë këtu për t’i mbrojtur vlerat tona kolektive. Është pak me vonesë, por shpresoj që të jetë protestë e fortë për t’i mbështetur vlerat tona të UÇK-së”.

“Vlerësimi im për UÇK-në s’ka ndryshuar kurrë. Në vitin 1998 kur është betuar vëllai im për të luftuar për UÇK-në, është edhe ditën e sotme”, tha Krasniqi për Klan Kosova.

Tutje, ajo u shpreh krenare për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që e ka pasur Kosova dhe për ushtrinë që Kosova e ka në ditën e sotme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement