Varroset sot zyrtari policor që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë–Gjilan - Gazeta Express
string(77) "varroset-sot-zyrtari-policor-qe-vdiq-ne-aksidentin-ne-rrugen-prishtine-gjilan"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 12:31

Varroset sot zyrtari policor që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë–Gjilan

Lajme

Gazeta Express

25/06/2025 12:31

Zyrtari policor Shyqeri Mahmuti, i cili humbi jetën dje në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë–Gjilan, do të varroset sot në fshatin Lladovë të komunës së Gjilanit.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 18:00, dhe në të pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.

Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme, ku përveç Mahmutit, dy persona të tjerë mbetën të lënduar.