Varrimi i Faton Hajrizit - avokatit Arianit Koci i duartrokasin për punën humanitare që bëri për sjelljen e kufomës - Gazeta Express
string(113) "varrimi-i-faton-hajrizit-avokatit-arianit-koci-i-duartrokasin-per-punen-humanitare-qe-beri-per-sjelljen-e-kufomes"

Varrimi i Faton Hajrizit – avokatit Arianit Koci i duartrokasin për punën humanitare që bëri për sjelljen e kufomës

Lajme

Gazeta Express

11/08/2024 23:06

Avokati i njohur Arianit Koci, i cili u angazhua për ta kthyer trupin e pajetë të Faton Hajrizit nga Serbia, ka reaguar publikisht pas ceremonisë së varrimit të të ndjerit.

Gjatë kësaj ceremonie, Koci u falënderua në mënyrë të veçantë nga familjarët e Hajrizit për përkushtimin dhe ndihmën e tij të jashtëzakonshme.

Lexo Edhe:

Ajo që e bëri këtë moment edhe më prekës ishte duartrokitja e sinqertë nga të pranishmit në varrim, të cilët e vlerësuan lart punën e avokatit, raporton Paparaci.

Në një postim në rrjetet sociale, Koci shprehu ndjenjat e tij për këtë gjest respekti dhe mirënjohjeje.

“Nuk ka kënaqësi dhe satisfaksion më të madh, se kur për punën e bërë, populli të nderon dhe respekton! E populli nuk gabon kurrë! Falëmnderit”, shkroi Koci.

Koci e kreu me sukses misionin e tij për procesin e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë.

Ceremonia e varrimit të Faton Hajrizit u mbajt në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit morën pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve.

Hajrizi, u vra nga policia serbe më 19 korrik, disa javë pasi ishte arratisur nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.

Dyshohet se ai e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.