“Varka kozmike”, shpejtësi dhe luks mbi ujë - Gazeta Express
string(42) "varka-kozmike-shpejtesi-dhe-luks-mbi-uje-2"

AutoTech

Gazeta Express

12/11/2021 23:08

“Varka kozmike”, shpejtësi dhe luks mbi ujë

AutoTech

Gazeta Express

12/11/2021 23:08

Një varkë që “fluturon” mbi ujë dhe ngjason me një anije kozmike. Ky është koncepti më i ri i varkave që po projektohet nga ndërtuesit italianë të jahteve “Persico Marine” në bashkëpunim me “Carkeek Design Partner”.

 Modeli i konceptuar i kësaj hiper-varke është 21 metra i gjatë, ka në përbërje të saj karbon dhe është konceptuar të ketë një siluetë aerodinamike, e cila është e favorshme për lundrime të rrezikshme.

Lexo Edhe:

Persico F70 ndryshe nga shumica e jahteve, përveç shpejtësisë, ka një detaj që e veçon nga pjesa tjetër: kombinimi i prakticitetit me luksin. Ky koncept është menduar të përdoret për gara shpejtësie në ujë, por gjithashtu edhe për lundrim të lirë.