Varianti më i ri i koronavirusit: A funksionon vaksina dhe a është më i rrezikshëm - Gazeta Express
string(80) "varianti-me-i-ri-i-koronavirusit-a-funksionon-vaksina-dhe-a-eshte-mei-rrezikshem"

Varianti më i ri i koronavirusit: A funksionon vaksina dhe a është më i rrezikshëm

Shneta

Gazeta Express

22/12/2020 13:25

Varianti më i ri i koronavirusit, i cili u shfaq së pari në Britaninë e Madhe në shtator të këtij viti besohet të jetë përgjegjës për përhapjen e shpejtë të rreth dy të tretave të rasteve atje.

Ekipi I shkencëtarëve në Britaninë e Madhe është duke ndjekur përhapjen e tij dhe po përpiqet të analizoj çdo ndryshim të këtij mutacioni.

Lexo Edhe:

Sipas tyre, e rëndësishme është të keni parasysh se pavarësisht se  mutacionet e një virusi ndodhin vazhdimisht, ky është mutacioni i parë i koronavirusit ku efektet e tij janë kaq të dukshme.

Shkencëtarët thonë se variant I ri I koronavirusit ka rreth 17 ndryshime kryesore nga virusi bazë. Më e rëndësishmja është ndryshimi, që ky variant ka në proteinën, e cila lejon që virusi të bëjë ndryshime në qelizën e trupit të një njeriu, gjë që e bën atë më infektues në krahasim me variantin e parë.

A është më vdekjeprurës?

Përgjigja aktuale është jo. Me anë të analizave laboratorike të bëra deri tani besohet se këto ndryshime, që I përmban mutacioni I ri  nuk ndikojnë në shkallën e vdekshmërisë.

A do të funksinojnë akoma vaksinat?

Indikacionet e hershme sipas shkencëtarëve, tregojnë se vaksinat e aprovuara deri tani do të vazhdojnë të funksionojnë edhe në rastet e infektuara me mutacionin e ri të koronavirusit. /Gazeta Express