Varianti i rrallë i gripit të derrave shfaqet te njeriu: A duhet të shqetësohemi? - Gazeta Express
string(79) "varianti-i-rralle-i-gripit-te-derrave-shfaqet-te-njeriu-a-duhet-te-shqetesohemi"

Varianti i rrallë i gripit të derrave shfaqet te njeriu: A duhet të shqetësohemi?

Shneta tjera

Gazeta Express

30/11/2023 20:38

Një variant i rrallë i virusit të gripit të derrave është zbuluar te një njeri në Britaninë e Madhe.

Një person i infektuar kishte simptoma të lehta dhe autoritetet tani po investigojnë nëse ai ka infektuar edhe persona të tjerë.

Patogjeni i tipit A(H1N2)v u zbulua në North Yorkshire gjatë një ekzaminimi rutinë nga një mjek i përgjithshëm. Personi kishte vështirësi në frymëmarrje, por tashmë është shëruar.

Ky ishte zbulimi i parë i këtij lloji të gripit te një njeri në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimi i infeksionit është ende i paqartë. Hetimet po vazhdojnë për të kuptuar rrugët e transmetimit të virusit. Masat e mbikëqyrjes janë shtuar në pjesë të ndryshme të North Yorkshire.

“Ne po punojmë me shpejtësi për të identifikuar kontaktet e ngushta dhe për të reduktuar transmetimet e mundshme,” tha Meera Chand nga UKHSA.

Patogjeni është disi i ndryshëm nga ai që ka infektuar kohët e fundit njerëz të tjerë. Por është i ngjashëm me viruset te derrat britanikë.

Sipas profesor Paul Hunter nga Universiteti i Anglisë Lindore, patogjeni nuk shkakton ndonjë sëmundje më të rëndë se variantet e tjera të zakonshme të gripit.

Gripi i derrit prek kryesisht derrat, por mund të infektojë edhe njerëzit- zakonisht pas kontaktit me kafshë ose vende të infektuara.

Infeksionet janë shpesh të lehta, por ekziston rreziku i mutacioneve në forma më të rrezikshme. Që nga viti 2005, vetëm 50 raste të variantit H1N2 janë regjistruar te njerëzit në mbarë botën.

Në vitin 2009, një variant i gripit të derrit çoi në një pandemi. Fillimisht shqetësuese, por sëmundjet ishin kryesisht më të lehta se sa druhej.

Sipas OBSH, 18.500 njerëz vdiqën në mbarë botën. Vlerësimet e mëvonshme e rritën numrin e vdekjeve mes 151.000 dhe 575.400.