Varianti i ri i COVID që u zbulua në Afrikën e Jugut, shkenctarët bëjnë thirrje për kufizime udhtimesh - Gazeta Express
string(101) "varianti-i-ri-i-covid-qe-u-zbulua-ne-afriken-e-jugut-shkenctaret-bejne-thirrje-per-kufizime-udhtimesh"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 21:23

Varianti i ri i COVID që u zbulua në Afrikën e Jugut, shkenctarët bëjnë thirrje për kufizime udhtimesh

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 21:23

Shkencëtarët kanë bërë thirrje për kufizime të menjëhershme të udhëtimeve pas raportimeve se një variant i ri i Covid-19 po shkakton rritje të rasteve në Afrikën Jugore.

Varianti i cili u identifikua të martën, ngjalli shqetësim se bart një numër jashtëzakonisht të lartë mutacionesh, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Të dhënat e fundit, të paraqitura të enjten nga shkencëtarët e Afrikës së Jugut, zbuluan se varianti gjithashtu duket të jetë më i transmetueshëm dhe tashmë është përhapur në të gjithë vendin.

Ewan Birney, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Laboratorit Evropian të Biologjisë Molekulare dhe një nga këshilltarët e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, kanë bërë thirrje për vendosjen e kufizimeve urgjente të udhëtimit në jug.

Nga Afrika pasi u vërejt se varianti i ri ka filluar të përhapet, kanë thënë se kjo përbën rrezik që pandemia ta rifitojë vrullin.