Varianti "Delta" përkeqëson shëndetin e grave shtatzënë - Gazeta Express
string(53) "varianti-delta-perkeqeson-shendetin-e-grave-shtatzene"

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2021 14:31

Varianti “Delta” përkeqëson shëndetin e grave shtatzënë

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2021 14:31

Drejtoresha e maternitetit Mbretëresha Geraldinë, Eljona Demaliaj thotë se, varianti Delta ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore të grave shtatzënë. Thekson se shpesh herë është përballur me paciente që kanë rrezikuar jetën.

“Ndryshe nga të tjerët ka prekur në një numër më të shumtë gratë shtatzënë dhe sëmundjene ka shkaktuar me intensitet më të lartë,” thotë ajo.

Lexo Edhe:

Në shumë raste, mjekët janë detyruar tu ndërpresin shtatzëninë, për të lehtësuar gjendjen shëndetësore. Mjekja Demaliaj tregon arsyet kur merret ky vendim.

“Ne kemi vendosur në disa raste ndërprerjen e shtatzënisë, mund të lehtësonte gjendjen,” shprehet mjekja.

U bën apel grave shtatzënë, që në asnjë rast nuk duhet të mjekohen pa u konsultuar me specialistin. Marrja e medikamenteve të ndryshme mund të shkaktojë pasoja edhe më serioze të sëmundjes.