Variantet për formimin e Qeverisë, çelësi tek partitë shqiptare - Gazeta Express
string(62) "variantet-per-formimin-e-qeverise-celesi-tek-partite-shqiptare"

Variantet për formimin e Qeverisë, çelësi tek partitë shqiptare

Gazeta Express

18/07/2020 19:53

Varianti që VMRO të vijë në pushtet mbetet pa gjasa fare, kjo nga fakti se BDI nuk e ka më tagrin të mbajë VMRO-në në pushtet siç e mbajti gati një dekadë me çrast dhe i vonoi proceset euro integruese të Maqedonisë së Veriut. Kjo edhe për faktin se VMRO mban qëndrime të forta kundër ndryshimit të emrit të shtetit. Nga ana tjetë as partitë tjera shqiptare vështirë se mund të pranojnë të koalicionojnë me VMRO-në aq më pak Ziadin Sela, i cili ishte pranë vdekjes pikërisht nga eksponentë të kësaj partie në ngjarjet dramatike të 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut

Shkruan: Fatos Rushiti

Lexo Edhe:

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 15 korrik të këtij muaji, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë me kryetar Zoran Zaev ka gjasa reale të udhëheq prapë me Qeverinë. Kjo pasi LSDM doli  e para në zgjedhje me gjithsej 46 mandate deputetësh dhe nuk pritet të ketë shumë pengesa rrugës për të fituar mandatrin. Jo vetëm që këtë u’a mundëson kushtetuta por edhe Presidenti Stevo Pendarovski që vjen nga kjo parti pritet të nominoj pa asnjë dilemë liderin e LSDM-së Zoran Zaev për mandatar që të formojë Qeverinë e re.

Mirëpo, për të ardhur deri tek marrja e mandatit, Zoran Zaev do të ketë nevojë edhe për 15 deputet që të arrij numrin 61 sa duhen për të formuar qeverinë. Zoran Zaev ka dy rrugë, njëra që të koalicionoj vetëm me BDI-në e cila ka si kërkesë kryesore, të udhëheq me Qeverinë gjë që nuk ka asnjë shanse të pranohet nga LSDM. Negociatatat edhe mund të zgjasin nëse eventualisht BDI nuk do të lëshoj pe pa ndonjë kompromis të madh, ndoshta përveç kryetarit të Parlamentit, do të kërkoj të marr Guvernatorin e Bankës Popullore, Ministrinë e Punëve të Jashtme apo dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kërkesa këto që lideri i BDI-se Ali Ahmeti shpesh i ka përmend në paraqitjet e tij televizive. Kjo edhe mund të ndodh kur dihet që LSDM ka dhënë prova duke qenë më dorëlirë se VMRO me ligjin për gjuhët në favor të shqiptarëve. Në këtë variant LSDM mund të zgjerojë koalicionin me një deputet të PDSH-së, d.m.th t’i bëjë 62 vota dhe të siguroj shumicë stabile pa pasur nevojë për partitë tjera parlamentare.

Rruga tjetë që LSDM të mbetet në pushtet është koalicioni me Aleancën për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe Alternativën e Afrim Gashit 46 + 12 = 58 deputet gjë që nuk mjaftojnë për ta marrë Qeverinë. Zoran Zaev do të ketë nevojë edhe për dy deputet të partisë maqedonase E Majta dhe për votën vendimtare të kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi. Në këtë variant LSDM-së do ti duhet të sakrifikojë më shumë poste qeveritare në dobi të partnerëve të koalicionit.

Variant tjetër me fare pak gjasa është koalicioni me VMRO-në  Hristijan Mickovskit, nëse eventualisht BDI nuk do të lëshojë pe për postin e kryeministrit, dhe Partia e Majta nuk do të dëshironte të hyjë në Qeveri me të.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Zaev do t’i qëndroj besnik maksimës së tij parazgjedhore “është mirë për shtetin që BDI të shkojë në opozitë”, kjo dhe për të larë borxhin ndaj Ziadin Selës votat e të cilit ishin vendimtare që LSDM të rrëzojë nga pushteti Nikolla Gruevskin cili ishte për 10 vite kryeministër.

Në këtë mes nuk përjashtohet të ndodh ngërçi politik për formimin  e institucioneve politike nëse partit politike shqiptare bëhen bashkë në Parlament dhe mund të kushtëzojnë LSDM-në me postin e kryeministrin apo të kërkojnë ndryshime kushtetuese për barazi më të plotë të popullit shqiptar me popullin maqedonas. Nëse s’e kanë bërë deri më tani, partitë politike shqiptare me 32 deputetë edhe mund të kapin shansin e artë për të marr gjysmën e pushtetit dhe vërtet të  realizohet 25 përqindëshi në të të gjitha institucionet shtetërore brenda dy viteve. Pra në çdo rast çelësi që Zaev të udhëheq me pushtetin mbetet tek partitë shqiptare. Gjithsesi  Zaev ka përkrahjen e Kryetarit të shtetit i cili mund të vonojë dhënien e mandatit deri sa ish bashkë partiaku i tij Zoran Zaev i cili e nominoi për postin më të lartë të vendit, të sigurojë shumicë parlamentare.

Varianti që VMRO të vijë në pushtet mbetet pa gjasa fare, kjo nga fakti se BDI nuk e ka më tagrin të mbajë VMRO-në në pushtet siç e mbajti gati një dekadë me ç rast dhe i vonoi proceset euro integruese të Maqedonisë së Veriut. Kjo edhe për faktin se VMRO mbanë qëndrime të forta kundër ndryshimit të emrit të shtetit. Nga ana tjetë as partitë tjera shqiptare vështirë se mund të pranojnë të koalicionojnë me VMRO-në aq më pak Ziadin Sela i cili ishte pranë vdekjes pikërisht nga eksponentë të kësaj partie në ngjarjet dramatike të 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.