Variant i ri agresiv i meningjitit nxit shpërthim në Britani - Gazeta Express
string(60) "variant-i-ri-agresiv-i-meningjitit-nxit-shperthim-ne-britani"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 9:50

Variant i ri agresiv i meningjitit nxit shpërthim në Britani

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 9:50

Dy studentë kanë vdekur tragjikisht, ndërsa 11 të tjerë mbeten në gjendje të rëndë në spital pas një shpërthimi “invaziv” të sëmundjes së meningjitit në Kent të Britanisë.

Skena të jashtëzakonshme duken nga pamjet, me njerëz të maskuar që presin në radhë për antibiotikë, dhe të paktën tre shkolla konfirmuan raste të këtij infektimi.

Sipas The Sun, zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen me urgjencë të gjejnë këdo që mund të ketë qenë i ekspozuar ndaj sëmundjes për të ndaluar përhapjen e saj.

Straini, është një lloj i meningjitit B, i njohur si Men B, që mund të marrë jetën brenda pak orësh.

Nxënësi i gjimnazit, Juliette Kenny, 18 vjeç, vdiq të shtunën, pasi u bë viktimë e këtij bakteri vdekjeprurës. Ndërkohë, një student tjetër 21-vjeç nga Universiteti i Kentit gjithashtu ka vdekur pas infektimit me këtë sëmundje.

Hetimet janë fokusuar në vendin e njohur Club Chemistr, një klub tre-katësh në Canterbury. Zyrtarët e shëndetësisë kanë kërkuar që kushdo që ka qenë në klub në data 5, 6 ose 7 mars të paraqiten për trajtim me antibiotikë si masë kujdesi.

Zyrtarët shqetësohen se menegjitit mund të përhapet jashtë rajonit pasi Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e MB (UKHSA) pranoi se kishte dijeni për një grup rastesh një ditë më parë përpara se të informonte publikun të dielën, sipas The Telegraph.

Po ndërmerren masa emergjente në të gjithë Kentin për të luftuar infeksionin para se të rinjtë të kthehen në shtëpi, me 16,000 studentë dhe staf të universitetit që po marrin këshilla shëndetësore. Një burim shëndetësor tha se tashmë po bëhet e qartë se infeksioni është përhapur jashtë Canterbury me raste të raportuara në qytetet fqinje Ashford dhe Whitstable.

Mijëra të rinj mund të kenë bartur infeksionin pa e ditur ndërsa kanë marrë pjesë në festa dhe klube nate gjatë fundjavës. Shumë studentë janë nga Kenti, por ka edhe shumë që vijnë nga Londra.

Zyrtarët tani po përpiqen të marrin kontroll mbi përhapjen, me drejtuesit e NHS dhe shefat lokalë të shëndetësisë që mbajtën një takim emergjent të hënën për të hartuar një plan dhe për të “zgjidhur konfuzionin”.

Dr. Gayatri Amirthalingam i tha BBC-së se për momentin sëmundja është përhapur në Kent.

“Pavarësisht se sa serioz dhe shkatërrues është ky shpërthim aktual, ai është i përhapur  kryesisht në zonën lokale në Canterbury dhe Kent, nuk po shohim përhapje më të gjerë”, tha ai.

Sakaq, ajo shtoi se sëmundja nuk përhapet lehtë por kërkon kontakt shumë të afërt dhe të gjatë ose kontakt intime.

Kontakte të ngushta të rasteve të konfirmuara po këshillohen të paraqiten për trajtim, edhe nëse nuk kanë simptoma si të vjella, temperaturë të lartë, dhimbje të fortë koke ose skuqje.

Qindra studentë kanë marrë antibiotikë parandalues pas dy vdekjeve tragjike.

Të paktën 11 persona, të gjithë të moshës 17-21 vjeç, janë shumë të sëmurë në spital me menegjit, e cila shkakton inflamacion të trurit dhe palcës kurrizore. Tre shkolla dhe universiteti kanë konfirmuar raste, ku mësimi është anuluar.

Në një postim në Facebook, Whitstable Medical Practice tha: “Ju lutemi paraqituni menjëherë në departamentin më të afërt të A&E.”

NHS Inform thotë se meningjiti mund të përhapet nga “përdorimi i së njëjtës enë, lugë, si dhe përmes teshtimës, kollës dhe puthjes. Vaping nuk është një mënyrë transmetimi e listuar nga organet shëndetësore.

Por Prof. Andrew Preston, Profesor i Patogjenitetit Mikrobial në Universitetin e Bath, tha se mund të përhapet në të njëjtën mënyrë si nëse dy persona ndajnë enë ose gota.

Jo të gjithë ata që bartin virusin ose bakteret që shkaktojnë meningjitin në fyt shfaqin simptoma apo sëmuren.

Bakteri duhet të kalojë pengesën gjak-tru në meninge, membranat mbrojtëse që rrethojnë trurin, për të shkaktuar sëmundjen.

Skuadrat e shëndetit publik kanë vepruar menjëherë, me specialistë të UKHSA që intervistojnë individët e prekur dhe familjet e tyre për të identifikuar të gjitha kontaktet e ngushta dhe për të organizuar antibiotikë për të kufizuar përhapjen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement