Varhelyi kërkon hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë - Gazeta Express

Varhelyi kërkon hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ballina

Gazeta Express

09/12/2019 12:40

“Të korrigjojmë gabimin e tetorit dhe në pranverë të 2020 të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Kështu ka deklaruar Komisioneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi. Gjatë fjalës së tij Varhelyi tha se sot ka pasur një mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj dhe atë të Maqedonisë së Veriut.


“Kjo është hera ime e parë si komisioner për zgjeromini në BE që marr pjesë në Komisionin e Jashtëm. Patëm një mëngjes me ministrin e jashtëm shqiptar dhe atë të Maqedonisë së Veriut dhe patëm një debat inkurajues. Të ecin përpara dhe të korrigjojmë gabimin e tetorit dhe në pranverë të 2020 të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, pohoi komisioneri Varhelyi.