Vargjet e këngës së Dua Lipës bëhen hit, si një thirrje kundër koronavirusit - Gazeta Express

Vargjet e këngës së Dua Lipës bëhen hit, si një thirrje kundër koronavirusit

Rozë

Gazeta Express

18/03/2020 23:39

Vargjet e këngës së Dua Lipës, “Don’t Start Now” janë bërë hit nepër rrjetet sociale për shkak të përmbajtjes se tyre

Duket se producentët e Dua Lipës kanë bërë një parashikim kur kanë prodhuar këngën “Don’t Start Now” të këngëtares.

Vargjet “Don’t show up, Don’t Come Out, Don’t start caring about me now, Walk Away, you know how, Don’t Start caring about me now”, janë bërë hit dhe po përdoren që njerëzit të vetizolohen dhe të mos dalin jashtë gjatë pandemisë së koronavirusit.

View this post on Instagram

I don’t make the rules

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Në shqip këto vargje përkthehen pak a shumë kështu: “Mos u shfaqni, mos dilni, mos filloni tani të kujdeseni për mua, largohu, e di pse, mos fillo tani të kujdesesh për mua”.

Pasi ky varg është shpërndarë, ka qenë edhe vet Dua Lipa që i ka shpërndarë ata duke shkruar: “Nuk i bëj unë rregullat”.

Kujtimet se kënga “Don’t Start Now” ka më shumë se 180 milionë klikime në rrjetet sociale për momentin. /GazetaExpress/