Varane, shitja e katërt më e shtrenjtë në historinë e Real Madridit - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 8:50

Varane, shitja e katërt më e shtrenjtë në historinë e Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 8:50

Raphael Varane është bërë shitja e katërt më e shtrenjtë në historinë  e Real Madridit, pasi Manchester Unitedi i pagoi 50 milionë euro për të.

Manchester Unitedi njoftoi dje se ka arritur marrëveshje në vlerë prej 50 milionë eurove me Real Madridin për mbrojtësin francez Varane, i cili do të kalojë në Old Trafford, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo shumë është mbresëlënëse duke e marrë parasysh kohën e vështirë financiare nëpër të cilën po kalojnë klubet e futbollit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Varane do të lërë boshllëk të madh në mbrojtjen e Realit pas një dekade të kaluar në kryeqytetin spanjoll, posaçërisht pasi edhe Sergio Ramosi u largua këtë verë.

Kështu ai bëhet shitja e katërt më e shtrenjtë në historinë e klubit madrilen.

Më shtrenjtë se ai ishin shitur vetëm Cristiano Ronaldo në Juventus më 2018 (105 milionë euro), Alvaro Morata në Chelsea më 2017 (80 milionë euro) dhe Angel di Maria në Manchester United më 2014 (75 milionë euro).

Varane i ishte bashkuar Realit në moshën 18-vjeçare për 10 milionë euro dhe 10 vjet më vonë po largohet për një shumë pesë herë më të lartë./Gazeta Express/