Varane mes emocioneve i jep lamtumirën shokëve - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

30/07/2021 14:07

Varane mes emocioneve i jep lamtumirën shokëve

Sport

Gazeta Express

30/07/2021 14:07

Varane të premten në mbrëmje do të udhëtojë në Angli, ku do të kompletojë transferimin te Manchester United.

Raphael Varane ishte për herë të fundit në qendrën stërvitore në Valdebabes, ku u përshëndet me presidentin, Florentino Perez, stafin dhe të gjithë shokët te Real Madridi.

Lexo Edhe:

I emocionuar, Varane falënderoi të gjithë për 10 vite, siç i quajti ai “të mrekullueshme”, duke i uruar fat të gjithëve në të ardhmen.

28-vjeçari tani do të niset për në Angli, ku do të kompletojë transferimin te Manchester United.

Ai së pari do t’i kryejë testet mjekësore, e më pas edhe do të prezantohet.

Reali e shiti atë te United për 50 milionë euro.

Varane ka bërë 360 paraqitje për 10 sezone me Realin, ka shënuar 17 gola. /Gazeta Express/