Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka njoftuar në rrjetet sociale se është pajisur me sistemin modern “Video Challenge”, duke shënuar një moment historik për zhvillimin e volejbollit në vend.
Me këtë investim, FVK bëhet federata e parë në rajon që implementon këtë teknologji të avancuar në garat elite.
“Sistemi ‘Video Challenge’ përfaqëson një risi të rëndësishme në volejbollin modern, duke mundësuar rishikimin e aksioneve vendimtare dhe duke rritur ndjeshëm saktësinë e vendimeve të gjyqtarëve, transparencën dhe drejtësinë sportive”, shkruan FVK në “Facebook”.
Ky projekt është realizuar falë financimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), njofton tutje FVK-ja.
Sistemi “Video Challenge” do të përdoret në ndeshjet e nivelit të lartë dhe në përballjet më të rëndësishme që zhvillohen në Kosovë./GazetaExpress/