Sot mbeten kushte të motit të kthjellët dhe me diell. Temperaturat pas një rënie të lehtë, rikthehen në vlera ekstreme, me 36C e 38C, apo lokalisht deri në 39C.
Minimalet zbresin në 18C e 20C. Frynë erë perëndimore e jugperëndimore, 3-6m/s.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë tashmë ka dalë me rekomandime për këtë periudhë me temperatura ekstreme.