Vangjush Dako kapet “mat” brenda bashkisë së Durrësit pas emërimit të kryebashkiakut të ri - Gazeta Express
string(88) "vangjush-dako-kapet-mat-brenda-bashkise-se-durresit-pas-emerimit-te-kryebashkiakut-te-ri"

Gazeta Express

01/12/2019 22:02

Vangjush Dako kapet “mat” brenda bashkisë së Durrësit pas emërimit të kryebashkiakut të ri

Gazeta Express

01/12/2019 22:02

Pasi bëri dy gafa brenda një dite, kryebashkakja e Durrësit dha dorëheqjen.

Fillimisht ajo u shpreh për mediat se: Ishte e lumtur me 50 viktima nga termeti, duke dashur të tregonte se mund të kishtë pasur më shumë se aq, por zgjodhi fjalët e gabuara për ta bërë një gjë të tillë.

Lexo Edhe:

Ajo u shpreh edhe se qytetarët po strehohen në hotele me 5 yjë që ata nuk mund ti paguajnë as për pushime.

Por teksa u kryqëzua për këto deklarata ajo dha dorëheqje.

Sot në vendin e saj u emërua, njëri nga 4 nënkryetarët e bashkisë së Durrësit.

Sapo mori detyrën Zhylien Varfaj, opozita në Durrës e akuzoi si një vegël të ish- kryebashkiakut Vangjush Dako.

Dhe pak orë pas akuzave të opozitës, Sali Berisha publikon një video ku dallohet Vangjush Dako në ambientet e bashkisë.

“Gjush Betoni “fillon punen” ne Bashkine e Durresit.

Durresi, Tirana dhe mbare Shqiperia, perveç termetit te rende, pergjegjes per katastrofen qe ai krijoi, tregojne me gisht Gjushin per Durresin, i cil qeveris qytetin nga 2007 dhe e mori nga Mir Hoti. Kurse per Tiranen gishtin e vendosin tek Edvin Mafia, i cili vet per 11 vite dhe se bashku me Lal Plehun edhe tre te tjera.

Pas emerimit te delinkuentit mafioz Zhyljen tendermenit nen hetim te Gjushit, ne vend te Sakos, vet Gjushi i zhdukur gjithe keto dite u shfaq duke hyre ne Bashkine e Durresit.

Ndiqeni videon”, shkruan Berisha./Express