Vangjush Dako do kthehet në qeli, Apeli lë në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit - Gazeta Express
string(115) "vangjush-dako-do-kthehet-ne-qeli-apeli-le-ne-fuqi-denimin-me-2-vjet-e-8-muaj-burg-per-ish-kryebashkiakun-e-durresit"

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 14:53

Vangjush Dako do kthehet në qeli, Apeli lë në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 14:53

Gjykata e Posaçme e Apelit kanë lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Dako ka shlyer nje pjesë të dënimit prej 2 vitesh e 8 muaj në paraburgim, kjo e përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Sipas dënimit Dakos i ka mbetur edhe një pjesë e dënimit për ta shlyer, dhe sipas përllogaritjeve, duhet të rikthehet sërish në qeli.

Tashmë pas vendimit të Gjykatës po përllogariten ditët që duhet të plotesojë dënimin.

Dënimi u la në fuqi edhe për Ardian Bulku, dhe Fiqiri Farruku të akuzuar për falsifikim.

Kujtojmë se Dako u arrestua në qershor të 2023 pasi sipas SPAK akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste.