Vanesa Beka renditet e 14-ta në Lojërat Mesdhetare - Gazeta Express
string(50) "vanesa-beka-renditet-e-14-ta-ne-lojerat-mesdhetare"

Vanesa Beka renditet e 14-ta në Lojërat Mesdhetare

Sport

Gazeta Express

02/07/2022 14:33

Vanesa Beka ka zhvilluar sot garën e parë të notit – disiplina delfin 50 metra, në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Notarja jonë dha maksimumin e saj, duke thyer edhe rekordin personal, por që konkurrenca e madhe bëri që ajo të përfundojë në vendin e 14-të, të shtatin në baterinë e saj. Koha e saj ishte 1:20.87 minuta.

Lexo Edhe:

Vanesën nga afër e përcollën edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Vanesa do të garojë edhe të hënën në 100 metra delfin. /Gazeta Express/

Vanesa Beka