Robin van Persie do të emërohet sot si trajneri i ri i Feyenoordit.
Ish-sulmuesi legjendar i Holandës dhe Feyenoordit rikthehet te klubi ku nisi karrierën e tij si lojtar, por këtë herë në një rol të ri, duke synuar të udhëheqë ekipin drejt suksesit në vitet e ardhshme.
Në stafin e tij do të bashkohet edhe Rene Hake, i cili më parë ka shërbyer si ndihmës i Erik ten Hag. Hake pritet të sjellë përvojën e tij taktike dhe të ndihmojë Van Persien në këtë aventurë të re menaxheriale.
Emërimi i Van Persie shihet si një hap i madh për Feyenoordin, duke pasur parasysh lidhjen e tij të fortë me klubin dhe eksperiencën e tij të pasur si lojtar në ligat më të mira të Evropës.
Tifozët e Feyenoordit presin me padurim të shohin se si do të ndikojë stili i tij në skuadër dhe si do të zhvillohet ekipi nën drejtimin e tij.
Me një kontratë të vlefshme deri në 2027, klubi po i beson Van Persiet një projekt afatgjatë, me shpresën se ai do të sjellë trofe dhe sukses të qëndrueshëm në Rotterdam.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...