Van Persie bën shaka me futbollistin e Barcelonës, i thotë “djali im” - Gazeta Express
string(66) "van-persie-ben-shaka-me-futbollistin-e-barcelones-i-thote-djali-im"

Van Persie bën shaka me futbollistin e Barcelonës, i thotë “djali im”

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 23:50

“Bëmë baba të të ngjajë”, Robin van Persie ka gjetur kohë të bëjë shaka me mesfushorin e Barcelonës, Riqui Puig.

Barcelona ka publikuar gjatë ditës së mërkure një foto të Riqui Puig në stërvitje.

Lexo Edhe:

Për çudi, në shikim të parë, të jep përshtypjen se është Robin van Persie në kohët e tij të arta.

Ai i ngjan aq shumë ish mesfushorit të Arsenalit e Manchester Unitedit, sa që e ka shtyrë këtë të fundit të bëjë postim për të.

“Shumë fat djali im këtë sezon”, ka shkruar Van Persie duke ia bashkangjitur disa emoji duke buzëqeshur.

Riqui Puig u injorua nga Ronald Koeman sezonin e kaluar, por këtë edicion po stërvitet në maksimum, për të qenë gati 100% për sezonin e ri. /Gazeta Express/