Trajneri i njohur holandez, Louis van Gaal, ka folur për shëndetin e tij pas trajtimit të një tumori malinj.
“Dy vite më parë kam kaluar disa ndërhyrje kirurgjikale. Fillimisht gjithçka shkonte keq, por në fund gjithçka përfundoi mirë dhe tani ndjehem mirë. Bëj kontrolle çdo disa muaj dhe gjithçka është në rregull,” deklaroi ai.
Pak vite më parë u bë e ditur se trajneri 73-vjeçar ishte diagnostikuar me kancer agresiv të prostatës.
Gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner, Louis van Gaal ka drejtuar klube të mëdha si Manchester United, Ajax, AZ Alkmaar, Barcelona, Bayern Munich, si dhe kombëtaren e Holandës.
Ai ishte diagnostikuar më parë me kancer të prostatës në fillim të vitit 2022 dhe iu nënshtrua me sukses trajtimit, përfshirë 25 seanca radioterapie.
Që prej atëherë, Van Gaal e ka menaxhuar sëmundjen – madje edhe gjatë Kupës së Botës 2022, ku ai vazhdoi të drejtonte kombëtaren e Holandës pa ndërprerje./GazetaExpress/
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...