Van Dijku ishte shumë afër ta rrëmbejë Topin e Artë, mbeti prapa Messit për shtatë vota - Gazeta Express
string(86) "van-dijku-ishte-shume-afer-ta-rrembeje-topin-e-arte-mbeti-prapa-messit-per-shtate-vota"

Gazeta Express

03/12/2019 14:01

Van Dijku ishte shumë afër ta rrëmbejë Topin e Artë, mbeti prapa Messit për shtatë vota

Gazeta Express

03/12/2019 14:01

Shifrat e plota të votimeve për Topin e Artë e kanë dëshmuar se sa afër i shkoi Virgil Van Dijku trofeut, duke mbetur për vetëm 0.3 për qind prapa Lionel Messit të Barcelonës.

Lionel Messi e mposhti mbrojtësin e Liverpoolit Virgil Van Dijkun dhe sulmuesin e Juventusit Cristiano Ronaldon në garën për Topin e Artë, duke u bërë lojtari i parë që arrin t’i fitojë gjashtë Topa të Artë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të hënën në Paris, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë votat nga pothuajse 200 gazetarë të zgjedhur rreth e përqark botës nga France Football kanë zbuluar se mbrojtësi holandez kishte qenë shumë afër ta rrëmbejë këtë çmim individual.

Messi i mori 686 pikë, ndërsa Van Dijku mbeti prapa me 679 pikë. Ronaldo – i cili vendosi të mos marrë pjesë në ceremoninë e mbrëmshme – ishte shumë më prapa, me vetëm 476 pikë të grumbulluara.

Kjo është fitorja me epërsinë më të ngushtë të Messit nga të gjithë gjashtë Topat e Artë të fituara të tij në karrierë.

Gazetarë nga e gjithë bota i votuan pesë të preferuarit të tyre nga një listë prej 30 kandidatëve, duke ia dhënë gjashtë pikë zgjedhjes së parë, katër pikë të dytit, tre të tretit, dy të katërtit dhe një të pestit.

Kriteret e theksuara për këtë çmim ishin: 1. Paraqitjet individuale dhe ekipore gjatë vitit kalendarik 2019; 2. Talenti dhe ndershmëria e lojtarit; 3. Karriera e përgjithshme e lojtarit. /Gazeta Express/