Van Dijk e ka një dobësi, thotë Toure - Gazeta Express
string(36) "van-dijk-e-ka-nje-dobesi-thote-toure"

Gazeta Express

03/08/2020 14:16

Van Dijk e ka një dobësi, thotë Toure

Gazeta Express

03/08/2020 14:16

Virgil van Dijk e ka dëshmuar veten si një lojtar i jashtëzakonshëm pothuajse në çdo aspekt, që prej se iu bashkua Liverpoolit, por ish-mbrojtësi i të kuqve, Kolo Toure, mendon se holandezi e ka një dobësi, megjithatë.

Përfaqësuesi i Holandës Van Dijk iu bashkua Liverpoolit nga Southamptoni në janar të vitit 2018, për 83 milionë euro, kjo shumë në atë kohë ishte rekord botëror për një mbrojtës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Van Dijk i ndihmoi të kuqve këtë sezon ta fitojnë titullin e parë në ligë pas plot 30 vjetëve, me paraqitje vazhdimisht mbresëlënëse.

Toure, i cili ka luajtur si Van Dijk ka luajtur për Liverpoolin dhe Celtic, thotë se e adhuron holandezin, por ndien se sulmuesit mund të kenë paksa fat kur të përballen me të nëse janë guximtar.

“Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, lojtar i madh. Ai ka shpejtësi, gjatësi, mund të kërcejë lart. Ka teknikë, po ashtu. Mund të bëjë pasime të gjata. Ai ka gjithçka”, tha Toure.

“Nuk i kam parë shumë lojtarë duke e sfiduar atë një kundër një. Sipas mendimit tim, kjo është dobësia e tij. Ai është shumë i gjatë dhe nëse e sulmon me top, ai mund të hasë në vështirësi, por mbetet shumë i mençur”, shtoi ai.

“Ai është shumë i mençur sepse tërhiqet mbrapa shumë mirë, por nëse je shumë agresiv në sulm një kundër një, atëherë mendoj se mund ta kalosh atë”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/