"Vamos, vamos", bërtimat e festës së Edon Zhegrovës - Gazeta Express
string(47) "vamos-vamos-bertimat-e-festes-se-edon-zhegroves"

Futboll

Gazeta Express

03/03/2026 16:20

“Vamos, vamos”, bërtimat e festës së Edon Zhegrovës

Futboll

Gazeta Express

03/03/2026 16:20

Edon Zhegrova ishte një nga faktorët kyç që Juventusi u rikthye për të barazuar ndaj Romës, të dielën që lamë pas.

Ylli i kombëtares së Kosovës u inkuadrua në minutën e 72-të të asaj ndeshje.

Në ato momente, Juventusi ishte duke u mposhtur 3-1 në “Stadio Olimpico”, pasi Ëesley França, Evan Ndicka e Donyell Mallen kishin shënuar për Romën, derisa për “Zonjën e Vjetër” golin e kishte shënuar Francisco Conceiçao.

Vetëm gjashtë minuta pas inkuadrimit, Zhegrova nisi të lë shenja në ndeshje.

Një harkim i tij në zonë, të cilin e preku pak koka e Kenan Yildiz, përfundoi në këmbët e Jeremie Boga, që shënoi për 3-2.

Në minutën e fundit të ndeshjes, përsëri një harkim nga Edon Zhegrova prodhoi golin e Juventusit, që kësaj radhe u shënua nga Federico Gatti, i cili përfitoi nga një huti në mbrojtjen e Romës.

Pas këtij goli, festimi ishte i madh në kampin juventin, me Zhegrovën që madje e ka publikuar një video në “InstaStory”.

Ylli dardan ka publikuar një video të festës së golit të tretë, duke u dëgjuar bërtimat e tij “Vamos, vamos”.

Edon Zhegrova u transferua te Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së shkuar, për shumën e 15.5 milionë eurove nga Lille.

Deri në këto momente, ai nuk ka shënuar ende ose nuk ka asistuar me fanellën juventine./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement