Valverde nxit spekulimet duke e lavdëruar Lautaron e Interit - Gazeta Express
string(60) "valverde-nxit-spekulimet-duke-e-lavderuar-lautaron-e-interit"

Gazeta Express

10/12/2019 9:28

Valverde nxit spekulimet duke e lavdëruar Lautaron e Interit

Gazeta Express

10/12/2019 9:28

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se Lautaro Martinez është një futbollist i mrekullueshme, përderisa ylli i skuadrës së Interit po vazhdon të përflitet për një transferim te kampionia në fuqi e La Ligës.

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, raportohet se është prioritet për Barcelonën, që ka qenë në kërkim të një zëvendësuesi për Luis Suarezin, që po shkon drejt fundit të karrierës, që një kohë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Martinez i ka shënuar 13 gola në të gjitha garat këtë sezon, përfshirë këtu një gol të shënuar si mysafire kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve më 2 tetor.

Argjentinasi 22-vjeçar do të luajë kundër Barcelonës sërish të martën, kur Interi e pret gjiganten spanjolle për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kur y pyet për Martinezin në konferencën për shtyp para kësaj ndeshjeje, Valverde – Barcelona e së cilit tashmë është kualifikuar për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve – tha: “Ai ëhtë një lojtar i mrekullueshëm dhe po e kalon një sezon të mrekullueshëm. Është i shpejtë dhe i fuqishëm”.

“Ai e shënoi një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e parë në Camp Nou. E di që ai ndihet rehat me Romelu Lukakun, ata e kanë gjetur mekanizmin e duhur për ta ndihmuar Interin”.

“Ndërsa sa i përket ngjashmërive mes Lautaros dhe Luis Suarezit… ata janë pak ndryshe, por që të dy janë golashënues të lindur. Por, Interi ka shumë lojtarë të mirë – Lautaro, Lukaku, Milan Skriniar…”. /Gazeta Express/