Valverde e bën Mbappen, Reali e dyfishon epërsinë - Gazeta Express
string(48) "valverde-e-ben-mbappen-reali-e-dyfishon-epersine"

Sport

Gazeta Express

11/03/2026 21:32

Valverde e bën Mbappen, Reali e dyfishon epërsinë

Sport

Gazeta Express

11/03/2026 21:32

Real Madridi e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Manchester Cityt në derbin e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Federico Valverde po e zëvendëson për mrekulli Kylian Mbappen e lënduar, shkruan “Gazeta Express”.

Futbollisti uruguaian e realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e 27-të.

Mesfushori i palodhshëm shënoi si të ishte një sulmues me përvojë për ta mposhtur Gigi Donnarumman, ndërsa e kishte shënuar edhe golin e parë të “Los Blancos” shtatë minuta më herët.

Reali, përkundër mungesave, ka krijuar epërsi solide ndaj ekipit të Pep Guardiolës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement