Valon Syla tregon sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike - Gazeta Express
string(61) "valon-syla-tregon-sa-do-te-rritet-cmimi-i-energjise-elektrike"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 21:15

Valon Syla tregon sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 21:15

Gazetari Valon Syla ka folur në emisionin Pressing lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Thotë se kosovarët do të paguajnë në katër faza.

“Brenga ime kryesore me këtë vendim të qeverisë është se vendimi për energjetikën së pari është politik. Ka qasje ideologjike, s’ka qasje të trajtimit të njerëzve që s’kanë, nevojtarëve, shtresës sociale, nuk ka trajtim të njerëzve që prodhojnë, por është një vendim ad-hoc që me 75 milionë që i lëshon extra e rrit çmimin e energjisë edhe na shtin neve si konsumatorë me pagu në katër faza”, thotë Syla.

Lexo Edhe:

“Komplet barra shkon kështu. Së pari paguajmë faturën në KEDS, e dyta është indirekt me subvencione që i japim prej taksave tona, e treta është, kjo kategoria e shtrenjtë e mbanë përsipër 65 për qind të tjerëve që duhet me iu lënë më lirë, që është vendim i padrejtë, dhe e katërta që edhe në veri të Kosovës paguhet rryma me taksat tona”, tha Syla.

“Në qeveritë Thaçi e Mustafa, s’u pagu katër herë. Ka pasur raste që është paguar 2 herë por jo katër herë. Subvencione s’ka pas në qeveritë e tyre”, shtoi Syla.