Valon Syla tregon një sekret për autoblindën shqiptare ‘Shota’ - Gazeta Express
string(60) "valon-syla-tregon-nje-sekret-per-autoblinden-shqiptare-shota"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2024 19:53

Valon Syla tregon një sekret për autoblindën shqiptare ‘Shota’

Lajme

Gazeta Express

11/06/2024 19:53

Valon Syla, gazetar ka treguar një sekret për autoblindën shqiptare ‘Shota’, duke thënë se gjuha sekrete e familjes Jashari gjatë luftës për armë zjarri ishte “pula e zogj” – “kollomoq e grunë”, për pushke e plumba, ndërsa sipas tij ‘Shota’, tash është diçka më e madhe se zogjtë e pulat.

Ai përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se autoblinda është një inovacion me shije diçka si tipike shqiptare dhe NATO.

“Gjuha sekrete e Familjes Jashari gjatë luftës për armë zjarri ishte “pula e zogj” – “kollomoq e grunë”, per pushke e plumba. Tash dul SHOTA, diçka ma e madhe se zogjët e pulat. Një autoblindë e porositur shqiptare, që me boni me u ndi mirë e mburrshëm. Një viktimizim dhe përpjekje si gruaja e heroina Shota Galica…  inovacion me shije diçka si tipike shqiptare dhe NATO. Çfarë kombinimi i mrekullueshëm”, ka shkruar Syla. /Gazeta Express