Valon Syla imiton Vjosa Osmanin duke folur frëngjisht, përmend edhe Hysen Durmishin - Gazeta Express
string(82) "valon-syla-imiton-vjosa-osmanin-duke-folur-frengjisht-permend-edhe-hysen-durmishin"

Valon Syla imiton Vjosa Osmanin duke folur frëngjisht, përmend edhe Hysen Durmishin

Lajme

Gazeta Express

22/07/2021 20:38

Një video e Valon Sylës është bërë virale, teksa gazetari imiton presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kinse kjo po flet frëngjisht.

E në “frëngjishte” dëgjohet edhe emri i zëvendësministrit të Infrastrukturës Hysen Durmishi.

Lexo Edhe:

Syla njihet si një imitues i zoti i politikanëve kosovarë. S’është kjo hera e parë që Syla ka nxjerr video duke imituar politikanë.

Ndër ta kanë qenë Hashim Thaci, Albin Kurti, Lutfi Haziri e të tjerë.

Ditë më parë, presidentja Osmani ka publikuar një video në facebook, përmes së cilës ka njoftuar se ajo ka filluar me leksionet e para për të mësuar gjuhën frënge./Express/