Valon Syla: Çka ka bo Albin Kurti që me dalë 49.5% në sondazh, nuk i besoj fare - Gazeta Express
string(76) "valon-syla-cka-ka-bo-albin-kurti-qe-me-dale-49-5-ne-sondazh-nuk-i-besoj-fare"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2024 21:20

Valon Syla: Çka ka bo Albin Kurti që me dalë 49.5% në sondazh, nuk i besoj fare

Lajme

Gazeta Express

08/04/2024 21:20

Valon syla është njëri nga panelistët sonte në Pressing ku po diskutohet për sondazhin që e nxori Lëvizjen Vetëvendosje me 49.5 për qind të përkrahjes së qytetarëve. Për gazetarin Syla ky rezultat është mashtrim i opinionit publik.

Syla tha në Pressing se ky sondazh është “një cirkuz mi ushqy militantat”.

“Unë mendoj që ky numër është astronomik, unë nuk e di qa ka bo Albin Kurti me dalë 49.5%”, tha Syla në Pressing, transmeton Express.

“Në momente krejt tjera elektorale, qoftë në zgjedhje lokale e në sondazhe të mëhershme nuk janë dalë kështu. Unë e dyshoj sondazhin, seriozisht.”

“Nuk mendoj që këta (LVV)  e prekin 40%, po ai është mendimi jem”, shtoi ai.

“Mendoj që Nisma-AAK janë më lartë sesa që i ka qitë, edhe LDK është shumë më lartë”.