Valon Berisha bëhet me ekip të ri - Gazeta Express
string(35) "valon-berisha-behet-me-ekip-te-ri-2"

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 12:41

Valon Berisha bëhet me ekip të ri

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 12:41

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka gjetur skuadrën e re në karrierën e tij.

31-vjeçari është transferuar te FC Zürich në elitën e futbollit zviceran, ku ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Berisha zbarkon në Zvicër pas aventurës së tij me LASK Linz në Austri, ku kohët e fundit nuk ishte më pjesë e planeve kryesore të ekipit, shkruan “Gazeta Express”.

Klubi zviceran i ka uruar mirëseardhje dhe i ka uruar suksese përfaqësuesit kosovar përmes një postimi në rrjetet sociale, të cilit ia ka përcjellë edhe një video speciale.

Mesfushori me përvojë të madhe në kampionate të ndryshme evropiane pritet t’i japë stabilitet dhe eksperiencë repartit të mesfushës së Zürichut në pjesën vendimtare të sezonit.

Gjatë karrierës së tij, Berisha ka luajtur për klube të njohura si Egersung, Red Bull Salzburg, Lazio, Fortuna Düsseldorf, Reims, Viking, Melbourne City, Stade Reims dhe së fundmi LASK, duke fituar eksperiencë të konsiderueshme në garat evropiane.

Transferimi në Superligën zvicerane shihet si një mundësi e re për Berishën që të rikthejë formën më të mirë dhe të ketë më shumë minuta në fushë.

Po ashtu, paraqitjet e mira me Zürichun mund të jenë të rëndësishme edhe për angazhimet e tij me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e ardhshme.

FC Zürich aktualisht synon objektiva të larta në kampionatin zviceran, ndërsa ardhja e Berishës konsiderohet si një përforcim me peshë në mesfushë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement