Valon Berisha në karantinë, tregon rutinën e ushtrimeve - Gazeta Express
string(54) "valon-berisha-ne-karantine-tregon-rutinen-e-ushtrimeve"

Gazeta Express

21/03/2020 20:52

Valon Berisha në karantinë, tregon rutinën e ushtrimeve

Gazeta Express

21/03/2020 20:52

Ylli i Kosovës, Valon Berisha, është duke i respektuar rregullat e autoriteteve qeveritare për vetizolim, përderisa ka treguar se nuk po i lë anash as udhëzimet e trajnerit të tij duke ushtruar për të mos rënë nga forma tani që kampionatet janë pezulluar.

Koronavirusi e ka goditur edhe botën e futbollit, duke bërë që ligat e futbollit të suspendohen përkohësisht në mënyrë që të mos ndikojnë në përhapjen edhe më të madhe të kësaj pandemie, transmeton Gazeta Express.

Ndër kampionatet e ndikuara është edhe Bundesliga, ku luan aktualisht Berisha me skuadrën e Dusseldorfit, pasi që është i huazuar aty nga Lazio për gjashtë muaj, nga janari i këtij viti deri në qershor.

Trajnerët e klubeve evropiane u kanë kërkuar lojtarëve të tyre që të stërviten vetë në shtëpitë e tyre gjatë kësaj kohe sa aktivitetet sportive janë të pezulluara, në mënyrë që të jenë gati për rinisjen e sezonit kur të përmirësohet situata.

Këto këshilla është duke i ndjekur Valon Berisha, i cili i ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram disa video për ta treguar rutinën e ushtrimeve tani që është në karantinë në Gjermani.

Në emisionin sportiv “Favorit” në T7, trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, tregoi të premten se nëse lojtarët nuk stërviten për dy javë, ata bien në zero dhe kur të kthehen kanë më shumë gjasa të pësojnë lëndime muskulore. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement